A është e nevojshme për një biznes online të ketë prezencë fizike?

name of the rose

Well-known member
Përshëndetje,
Kam një biznes të vogël ku shes produkte të personalizuara online dhe po ecën mirë. Po mendoja të hapja dhe një dyqan fizik,por nuk e di nëse ia vlen për fitimet që mund të sjellë pasi qeratë janë të shtrenjta.
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

rashomon

Well-known member
Mendoj që është e nevojshme vetëm nëse ta kanë kërkuar specifikisht klientët. Duhet të kesh parasysh që përveç qerasë duhet gjithashtu dikush që të rrijë në dyqan. Nëse do të duhet të punësosh dikë tjetër, kjo i shtohet kostos së qerasë.
 

CoCo

Well-known member
Unë kam problemin e kundërt, më duhet një website ? Prezenca fizike e dyqanit rrit besueshmërinë te klientët dhe ndihmon që të vijnë klientë të rinj.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Jam dakord me @rashomon për sa i përket kostove të tjera. Qeraja është vetëm një pjesë e kostove pasi ke punonjës, të duhen të paktën 2 pasi s'besoj se do rrish të shesësh vetë, pastaj ke mobilimin e të gjitha të tjerat si korend/ujë, taksa, etj.

Nga ana tjetër një pozicion i mirë të sjell dhe klientë të ri. Duhet të bësh llogaritë, dmth sa mirë është kur thua që ecën "mirë"?
 

name of the rose

Well-known member
Bëtë mirë që më kujtuat dhe shpenzimet e tjera përveç qerasë :) kjo "mirë" është relative në fakt, duhet të bëj ca llogari për të parë nëse mund të mbuloj kostot e një dyqani fizik
 
Top