Çmimi i postës

name of the rose

Well-known member
Si mendoni që është më mirë, të përfshihet çmimi i postës në çmimin përfundimtar të produktit që është porositur, apo të specifikohet që posta kushton x lekë? Deri tani, e kam patur çmimin e postës veç, duke qenë se kam klientë edhe nga rrethet dhe nuk dija si ta vija çmimin e produktit, përfshirë dhe postën.

Por, kam parë disa biznese konkurrente që thonë posta është falas, por e shesin produktin më shtrenjtë. Klientët nuk e dallojnë që për atë postën "falas", po paguajnë gjithsesi. Nuk e di a të filloj të zbatoj edhe unë të njëjtin sistem? Ndoshta thjesht për Tiranën të them posta falas dhe të rris çmimin e produkteve?
 

CoCo

Well-known member
E kam pare dhe une qe shpesh e perfshijne ne cmimin e produktit, por nuk me duket ide e mire. Klientet mund te blejne disa gjera pernjeheresh, ne menyre qe te kursejne koston e transportit. Plus qe mund te besh oferta te tipit "posta falas per blerjen me shume se dy produkteve". Kur e ke posten te pershire ne cmim, mund te ndodhe qe klienti te shkoje ta bleje diku tjeter ku cmimi i postes eshte vec, sepse mendon qe eshte me lire.

Klientët nuk e dallojnë që për atë postën "falas", po paguajnë gjithsesi.
Nuk jane aq te pavemendshem sa mendon. Dikush qe porosit online e di qe ka gjithmone kosto transporti, dhe e merr me mend qe po qe falas, e ka brenda cmimit te produktit.
 

Dhurata

Well-known member
Nuk përbën ndonjë ndryshim sepse klientët e dinë që kushton posta. Gjithsesi unë mendoj të vazhdosh siç e ke filluar sepse kështu mendoj dukesh më e dretpërdrejtë para klientëve.
 
Top