Çfarë duhet të dijë patjetër një ekonomist?

Anisa

Member
Në mendimin tuaj, çfarë duhet të dijë patjetër një ekonomist, pse jo që të quhet "ekonomist i mirë"? Çfarë kërkesash thelbësore dhe pritshmëri keni ndaj ekonomistit tuaj, ose nëse do të punësonit dikë?
 

meri72

Well-known member
Për mua, kryesorja janë bazat e ekonomisë. Pavarësisht se studiohen në shkollë, gjëja e parë që një ekonomist të rifreskoj dhe të dijë shumë mirë në momentin kur ushtron profesionin e tij, janë konceptet bazike dhe teoritë më të rëndësishme të ekonomisë, si ligji i ofertës dhe kërkesës, prodhimi i brendshëm bruto, dobia margjinale, rritja ekonomike, inflacioni, politikat fiskale, kostoja oportune, etj.
 
Përveç fushës së ekonomisë duhet të ketë njohuri edhe në fusha të tjera sa më shumë të jetë e mundur. Duhet të dijë shumë mirë legjislacionin tatimor. Si më të rëndësishmin do të përmendja ligjin për "Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë".

Si kërkesë thelbësore nëse do të punësoja një ekonomist, mendoj se kam që të jetë një njeri i mirë dhe i drejt. Normalisht të jetë edhe i zoti në punën që bënë, por kjo kam idenë se varet më shumë nëse do të kërkoja dikë me eksperiencë në punë apo jo.
 

ervis

Active member
Unë kerkoj qe te kete aftesi te te menduarit kritik. Te kete nje gjykim te drejt dhe te jap zgjidhje te sakte deri ne fund te ceshtjes.
 

ledi

Member
Ekonomisti duhet te kete aftesi shume te mira kompjuterike. Duhet te dije paketen Microsoft Office dhe sidomos duhet te dije shume mire Excel-in.
 

rashomon

Well-known member
Ekonomisti duhet te kete aftesi shume te mira kompjuterike. Duhet te dije paketen Microsoft Office dhe sidomos duhet te dije shume mire Excel-in.
Tashmë këto janë aftësi që duhet t'i ketë çdokush që aplikon për një punë në zyrë. Unë skualifikoj çdo CV që ka të shënuar si aftësi Microsoft Office, ose më keq Microsoft Word, sepse i bie që aplikanti e sheh si një aftësi që nuk duhet marrë si e mirëqenë.

Sa për ekonomistët, pritshmëria ime është që të bëjë një punë më shpejt dhe në mënyrë më efektive se unë që nuk jam ekonomist. Edhe unë po iu futa taksave dhe llogaritjes së rrogave, do gjej një zgjidhje, por problemi është që do më duhen ditë të tëra dhe do bëj shumë gabime rrugës. Kurse nga një ekonomist i mirë pres që të më japë zgjidhje pa bërë gabime dhe brenda afateve.
 
Top