Çfarë duhet bërë për ta nxjerrë më shumë në pah biznesin në Google?

madrigal

Active member
Website i bërë për biznesin është me një design shumë të mirë, por për fat të keq jo vetëm që nuk del në faqen e parë të kërkimit në Google, por gjendet me vështirësi. Duke qenë se nuk jam i fushës nuk mund ta zgjidh vetë si problem, por do doja të kuptoja përse ndodh kjo dhe si mund të zgjidhet?
 

rashomon

Well-known member
Nuk ke një SEO të mirë. Duke qenë se nuk je i fushës, të këshilloj të marrësh dikë që merr vesh që të të ndihmojë. Një website i mirë, nuk përcaktohet vetëm nga design-i i mirë.
 

Waldo

Well-known member
Ka shume arsye perse mund te ndodhe, ndaj nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme. Nuk mjafton qe website-i te kete design shume te mire; duhet qe edhe faqet te punojne si duhet, te mos vonohet per t'u hapur, perdorimi i SEO, etj. Perderisa nuk ia ke haberin, puneso ndonje digital marketer qe mund ta zgjidhe.
 

Poshnjari

Member
Website i bërë për biznesin është me një design shumë të mirë, por për fat të keq jo vetëm që nuk del në faqen e parë të kërkimit në Google, por gjendet me vështirësi. Duke qenë se nuk jam i fushës nuk mund ta zgjidh vetë si problem, por do doja të kuptoja përse ndodh kjo dhe si mund të zgjidhet?
Duhet te dish qe edhe asnjeri nuk lindi i ditur, duke lexuar me shume per SEO mund te besh edhe vete dicka.
 

Elis Regina

Active member
Nese e ke bere tani, eshte normale qe mos te dali. Websitet duan disa kohe qe te dalin ne google.
Perpiqu qe te kesh tekste te shkruara mire, dhe materialet te jene te shkurara nga vet ju.
Nese do qe te dalin ne google, duhet te perdoresh sa me shume sherbime te google, psh
Google My Business
 
Top