Udhëzime

Si të regjistroheni?

Klikoni në butonin "Regjistrohu" dhe plotësoni fushat me emrin, adresën e email-it dhe fjalëkalimin. Emri nuk mund të ndryshohet pas krijimit të llogarisë. Nëse për ndonjë arsye doni që ta ndryshoni, do t'ju duhet të kontaktoni me administratorin. Adresa e email-it duhet të jetë një adresë e vlefshme që ju e përdorni, pasi do t'ju duhet të konfirmoni krijimin e llogarisë nëpërmjet email-it. Zgjidhni një fjalëkalim që do ta mbani mend. Verifikoni duke klikuar në kutinë përbri mesazhit "I'm not a robot". Kontrolloni adresën e email-it tuaj për email-in e konfirmimit dhe klikoni butonin "Konfirmoni email-in". Nëse në Inbox-in tuaj nuk ju ka ardhur një email, kontrolloni seksionin Spam për email-in e konfirmimit. Pas konfirmimit të llogarisë, regjistrimi juaj do të ketë përfunduar.

Si të rregulloni të dhënat e llogarisë?

Për të personalizuar llogarinë tuaj, klikoni në butonin me emrin tuaj në të djathtë të faqes dhe zgjidhni "Të dhënat e llogarisë". Ndryshoni të dhënat që dëshironi dhe në fund klikoni butonin "Ruaj" në fund të faqes për të ruajtur ndryshimet. Të njëjtën gjë mund të bëni për seksionet e tjera: Fjalëkalimi dhe siguria, Privatësia, Preferencat, Firma.

Si të postoni një temë?

Për të postuar një temë të re, mund të zgjidhni butonin "Posto" në të djathtë të faqes dhe zgjidhni forumin e duhur për temën tuaj. Në faqen që do t'ju hapet, titulli i temës dhe teksti që doni të shkruani janë fusha të domosdoshme për t'u plotësuar. Mundohuni të përdorni tituj të përmbledhur dhe përshkrues. Mund të vendosni gjithashtu citime, tags, dokumenta të bashkangjitur, dhe mund të zgjidhni që të merrni njoftime për këtë temë duke përdorur opsionet përkatëse. Për të parë se si do të duket pasi të jetë postuar, klikoni në butonin "Paraafishim".

Një mënyrë tjetër për të postuar është të klikoni direkt në njërin nga forumet dhe të zgjidhni fushën "Titulli i temës" në krye të forumit. Hapat e mëtejshëm janë të njëjtë si më lart.

Si të dërgoni një mesazh?

Për t'i dërguar një mesazh një anëtari tjetër, klikoni ikonën e mesazhit në të djathtë të faqes dhe zgjidhni "Filloni një bisedë të re". Në faqen që do t'ju hapet, vendosni emrin e marrësit, një titull dhe tekstin e mesazhit. Gjithashtu, mund të bashkangjisni dokumente dhe të vendosni citime. Mund të zgjidhni nëse doni që pjesëmarrësit në bisedë të ftojnë anëtarë të tjerë duke klikuar në opsionin përkatës. Klikoni në butonin "Paraafishim" për të parë si do të duket mesazhi pasi të jetë dërguar.

Si të kërkoni në forum?

Për të kërkuar në forum klikoni butonin "Kërko" në të djathtë të faqes. Vendosni fjalët kyçe që doni të kërkoni, zgjidhni nëse dëshironi që këto fjalë të jenë specifikisht në titull apo nga një anëtar i caktuar dhe klikoni "Kërkoni". Nëse doni të specifikoni edhe datën e postimit, klikoni në butonin "Kërkim i avancuar".

Si të kontaktoni?

Për të kontaktuar me administratorët e forumit, klikoni në Na kontaktoni. Vendosni në fushat përkatëse subjektin e mesazhit dhe mesazhin që doni të shkruani. Klikoni "Dërgo" dhe prisni për përgjigjen tonë.

Rreth forumeve

Forumet janë të ndara sipas tematikave.

  • Në forumin "Treg" duhet të jeni anëtar i privilegjuar që të mund të postoni një temë të re.
  • Në kategorinë "Drejtimi i biznesit" përfshihen tema në lidhje me manaxhimin e biznesit, të ndara sipas forumeve:
    • "Nisja", ku diskutohet rreth hapave të parë të fillimit të një biznesi.
    • "Financat", ku përfshihen tema që kanë të bëjnë me financat e biznesit, kontabilitetin, taksat, veprimet bankare, etj.
    • "Burimet njerëzore", në të cilin diskutohet në lidhje me punësimin dhe manaxhimin e stafit.
    • "Shitjet dhe marketingu", ku diskutohen çështje të lidhura me marketingun, shitjet dhe promovimin e biznesit.
    • "Tema të tjera", ku mund të postoni tema të përgjithshme në lidhje me drejtimin e biznesit.
    • "Mbyllja", ka të bëjë me hapat që merren gjatë dhe pas mbylljes së një biznesi.
  • Forumi "Legjislacioni" përfshin tema në lidhje me ligjet dhe procedurat ligjore të lidhura me biznesin, kontratat e punës, Kodin e Punës, etj.
  • Në forumin "Teknologjia" mund të diskutoni rreth aspektit teknologjik të biznesit, pajisjeve hardware, teknologjive software, inovacionit në biznes.
  • Në forumin "Sotmëria" mund të gjeni tema në lidhje me aktualitetin dhe ngjarjet më të fundit.
  • Për pyetje, sugjerime apo paqartësi në lidhje me vetë forumin, mund të postoni në "Rreth forumit".

Postoni temën tuaj në forumin përkatës në mënyrë që të merrni përgjigje të vlefshme dhe reagime pozitive. Kini parasysh që duhet të jeni të regjistruar që të mund të postoni një temë të re.

Faqja Rregullorja përmban rregullat dhe udhëzimet mbi përdorimin e forumit.


Top