Rregullorja

Rregulla dhe udhëzime

FoSi - Rregulla dhe udhëzime

Rregullat

Nuk lejohet spamming

  1. Një përdoruesi i lejohet të ketë një llogari të vetme.
  2. Spam përcaktohet si reklamë e padëshiruar për të mira, shërbime dhe/ose website të tjera, ose postime me përmbajtje që ka pak ose aspak lidhje me forumin. Nuk lejohet të bëni spam forumeve me linke që të çojnë drejt website-t ose produktit tuaj, apo të promovoni website-in, biznesin, forumet tuaja, etj.
  3. Spam konsiderohet gjithashtu dërgimi i mesazheve private drejt një numri shumë të madh përdoruesish të ndryshëm.

Qëndroni në temë

  1. Postoni në forumin e duhur!
  2. Mos postoni të njëjtën temë në disa forume të ndryshme. Zgjidhni forumin më të përshtatshëm për pyetjen tuaj.
  3. Respektoni postimin origjinal dhe qëndroni në temë.

Jini të respektueshëm

  1. Ju lutemi, mbani një sjellje pozitive. Diskutimi kritik, debati dhe mospërputhja e mendimeve janë pjesë e asaj që e bën një komunitet të jashtëzakonshëm. Komentet negative dhe personale nuk sjellin asnjë dobi. Kritikoni idetë, jo njerëzit.
  2. Respektoni përdoruesit e tjerë. Asnjë anëtar nuk lejohet të marrë pjesë në sulme personale publike ndaj një anëtari tjetër. Sulmet personale përcaktohen si komente tallëse, fyerje ose sharje me bazë Personale, Raciale, Etnike dhe/ose Gjinore.
  3. Çdo material që përmban shpifje, ngacmim apo abuzim është rreptësisht i ndaluar. Materialet me përmbajtje seksuale apo të pahijshme, raciste ose diskriminuese nuk janë të lejuara.

Mos përdorni gjuhë të papërshtatshme

  1. Shmangni përdorimin e gjuhës fyese.
  2. Ju lutemi, mos fyeni dhe ulni anëtarët e tjerë.
  3. Çdo postim duhet të jetë profesional dhe i sjellshëm.

Mos postoni materiale me të drejta të mbrojtura të autorit

  1. Ripostimi i materialeve me të drejta të mbrojtura të autorit ose me përmbajtje tjetër të jashtëligjshme është i ndaluar.

Nëse keni një pyetje, ju lutemi kontaktoni me administratorin ose moderatorin e forumit. Nëse thyeni një rregull, do të paralajmëroheni ose do të përjashtoheni nga forumi.

Udhëzime

  • Përdorni butonin e kërkimit

    Përdorni butonin e kërkimit për të parë nëse pyetja juaj është bërë më përpara dhe shikoni nëse ka ndonjë postim të përshtatshëm për temën që jeni të interesuar.

  • Përdorni emra përshkrues për temat e postimeve

    Shmangni përdorimin e temave të postimeve që janë shumë të përgjithshme, si për shembull "Ndihmë" ose "Pyetje". Do të merrni përgjigje më të mirë ndaj postimeve nëse tregoheni më përshkrues për përmbajtjen e postimit.

  • Mos bërtisni

    Mos postoni me të gjitha shkronjat kapitale. Kjo vetëm sa do të bezdisë përdoruesit e tjerë dhe nuk do t'ju ndihmojë të tërhiqni vëmendje ndaj postimit.

  • Përdorni gramatikë të saktë

    Një postim që është i vështirë për t'u lexuar shpesh kalohet pa u vënë re, prandaj përpiquni të kontrolloni gramatikën dhe drejtshkrimin kur postoni.

Top