Politika e privatësisë

Përditësimi i fundit: 29 Maj 2019

Ketri Web ("ne" ose "ynë", "jonë") menaxhon faqen Fosi.al (të cilës do t'i referohemi si "Shërbimi").

Kjo faqe ju informon rreth politikave të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave vetjake gjatë përdorimit të Shërbimit tonë. Ne përdorim këto të dhëna për të siguruar dhe për të përmirësuar Shërbimin. Duke përdorur këtë Shërbim, ju bini dakort me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave në përputhje me këtë politikë.

Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave

Ne mbledhim lloje të ndryshme të dhënash për qëllime të ndryshme për të siguruar dhe përmirësuar Shërbimin tonë ndaj jush.

Llojet e të dhënave të mbledhura

Të dhëna vetjake

Gjatë përdorimit të Shërbimit tonë, mund t'ju kërkojmë të siguroni të dhëna të caktuara identifikuese që mund të përdoren për t'ju kontaktuar ose identifikuar ("Të dhëna vetjake"). Këto të dhëna, ndër të tjera përfshijnë:

  • Adresën e email-it
  • Cookies dhe Të dhënat e Përdorimit

Të dhënat e Përdorimit

Ne gjithashtu mund të mbledhim të dhëna se si Shërbimi është aksesuar dhe përdorur ("Të dhënat e Përdorimit"). Këto të dhëna përfshijnë informacione si adresa IP e kompjuterit, lloji dhe versioni i browser-it, faqet e Shërbimit që ju vizitoni, kohën e kaluar në ato faqe dhe të dhëna të tjera diagnostikuese

Të dhëna mbi Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera të ngjashme për të gjurmuar veprimtarinë në Shërbimin tonë dhe për të mbajtur të dhëna të caktuara. Cookies janë skedarë me një sasi të vogël të dhënash të cilat mund të përfshijnë një identifikues unik dhe anonim. Cookies i dërgohen browser-it tuaj nga një website dhe ruhen në pajisjen tuaj.

Përdorimi i të dhënave

Ketri Web përdor të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme si:

  • Për të siguruar dhe mirëmbajtur Shërbimin
  • Për t'ju njoftuar rreth ndryshimeve të Shërbimit
  • Për të lejuar shërbimet ndërvepruese kur ju zgjidhni t'i përdorni
  • Për të mundësuar ndihmën dhe shërbimin ndaj klientit
  • Për të siguruar një analizim dhe të dhëna të vlefshme në mënyrë që të përmirësojmë Shërbimin
  • Për të vëzhguar përdorimin e Shërbimit
  • Për të zbuluar, parandaluar dhe adresuar problemet teknike

Ndryshimet e kësaj Politike Privatësie

Ne mund ta ndryshojmë këtë Politikë Privatësie në çdo kohë. Do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim duke e postuar Politikën e re të Privatësisë në këtë faqe.


Top