Duhani gjatë punës

fbiz

Admin
Anëtar stafi
Sa pushime duhani mendoni se janë të pranueshme gjatë ditës dhe nga sa minuta?
 
Piknik te Lana

Well-known member
Nuk është çështje pëparësie. Më mirë të bëjë pushim 5 min sesa të mendojë gjithë ditën për atë.
Besoj se po thoshte që ndërsa njëri pi duhan, tjetri është duke punuar. Atëherë i bie që ai që nuk pi duhan punon më tepër për të njëjtën (presupozohet) rrogë.
 
understudy

Well-known member
Pothuajse kudo caktohet një orar pushimi dhe këtj mund t'i zbriten këto pushimet e duhanit. Por nuk duhet të habitemi kur robotët të na zëvendësojnë në çdo fushë, se kujt i intereson të paguajë dikë për të bërë pushime duhani?
 
alkimisti

Po pikerisht, spo them te pine duhan dhe te paguhen per ato minuta qe marrin pushim. Po qe nje pushim duhet dmth
 
Unë mendoj se varet nga efekti që i jep duhani punonjësit. Po rendis dy kategori kryesore më poshtë.

1. Kryesisht, ka njerëz që janë të stresuar dhe pijnë shumë duhan. Këta dalin një e dy jashtë për cigare, duke i bërë bisht punës.
2. Ka njerëz që e pijnë se duhet të zhbllokojnë trurin, nga puna e tepërt. Këta pijnë më rrallë.

Përfundimi: Një menaxhues i kujdesshëm duhet ta shoqërojë në duhanpirje punonjësin e kategorisë së dytë dhe ta lëjë punonjësin e kategorisë të pijë duhan vetëm. Kështu ky i fundit largohet vetë nga puna.
 
name of the rose

Well-known member
Besoj se po thoshte që ndërsa njëri pi duhan, tjetri është duke punuar. Atëherë i bie që ai që nuk pi duhan punon më tepër për të njëjtën (presupozohet) rrogë.
Atë po përpiqesha të thoja, që nuk është e drejtë as për punonjësit e tjerë që nuk janë duhanpirës. Në Japoni u japin ditë ekstra pushim atyre që nuk marrin pushim duhani. Mund të lexoni më tepër këtu
 
name of the rose

Well-known member
Pothuajse kudo caktohet një orar pushimi dhe këtj mund t'i zbriten këto pushimet e duhanit. Por nuk duhet të habitemi kur robotët të na zëvendësojnë në çdo fushë, se kujt i intereson të paguajë dikë për të bërë pushime duhani?
Në fakt në shumicën e vendeve perëndimore po lobohet që të hiqen pushimet e duhanit për të dekurajuar njerëzit që të pinë duhan
 
Piknik te Lana

Well-known member
Përfundimi: Një menaxhues i kujdesshëm duhet ta shoqërojë në duhanpirje punonjësin e kategorisë së dytë dhe ta lëjë punonjësin e kategorisë të pijë duhan vetëm. Kështu ky i fundit largohet vetë nga puna.
Largohet nga puna për arsye mungese shoqërie në duhanpirje? E ke testuar këtë teori?
 
Jo akoma. Gjithsesi, me përzgjedhje paraprake të mirëmenduar, punonjësit e kategorisë I as nuk futen te dera.
Por mendoj se ekziston edhe një kategori III, e atyre punonjësve që punojnë shumë.
Këta duhen stimuluar, p.sh. me puro kubaneze.
 
Rasha

Member
Une mendoj qe duhet te kete nje pushim 5 minutash c do nje ose dy ore.Secili le ta menaxhoje ne menyren qe deshiron.Ata qe pijne duhan te pijne duhan,ata qe nuk pine le ta shfrytezojne per dicka tjeter.
 
Top