Mbledhje pune jashte orarit te punes

Drishti

Well-known member
Dua te organizoj mbledhje pune javore ose dyjavore me stafin, por problemi eshte qe gjate orarit te punes punonjesit nuk mund t'i lene detyrat e tyre, te pakten jo te gjithe. Po mendoja qe t'i organizoja mbledhjet te premteve, nje ore pas orarit te punes, por a duhet t'jua paguaj kete ore pune?

Nje ide tjeter do te ishte qe t'i organizoja ne dy-tre grupe per te bere mbledhjen, por nuk me pelqen shume si zgjidhje sepse do me merrte mua vete shume kohe dhe do te preferoja t'i mblidhja te gjithe bashke. Cfare zgjidhjeje me keshilloni?
 

rashomon

Well-known member
Më duket ide më e mirë të bësh mbledhje me grupe të ndryshme punonjësish, ndaji sipas departamenteve dhe nuk ke pse mban njeri jashtë orarit. Për më tepër, i bën mbledhjet më efikase, sepse nëse do të diskutosh për shembull një çështje të Financave, nuk i mban kot në mbledhje punonjësit e departamenteve të tjera që nuk kanë lidhje me çështjen.

nuk me pelqen shume si zgjidhje sepse do me merrte mua vete shume kohe
Duke qenë se je drejtues i stafit, duhet të marrësh parasysh që do harxhosh kohë duke mbledhur dhe organizuar stafin. Nëse nuk ke me të vërtetë shumë kohë, bëji mbledhjet pak më rrallë por prapë se prapë duke e ndarë stafin në grupe.
 

meri72

Well-known member
nuk i mban kot në mbledhje punonjësit e departamenteve të tjera që nuk kanë lidhje me çështjen.
Shume keshille e mire. Problemi me i madh me mbledhjet qe kam une si punonjese, eshte qe ne vend te qe te jem duke punuar, jam me ore te tera ne mbledhje duke degjuar probleme te departamenteve te tjera, per te cilat as nuk jam e interesuar t'i degjoj dhe as nuk kam ndonje lidhje.

Gjithashtu, shumica e mbledhjeve mund te permblidhen fare mire me nje email, pervec rasteve kur eshte e domosdoshme qe te diskutosh balle per balle me punonjesit. Keshtu qe shiko te mbledhesh stafin kur ke dicka me te vertete te rendesishme dhe te mos i mbash kot jashte orarit te punes.
 

mandala

Well-known member
Logjikisht duhet të paguhet çdo orë pune, brenda apo jashtë orarit të zakonshëm. Nëse nuk paguhet, mund të krijojnë justifikime për t'u larguar më herët.
Nëse të duhen gjithë punonjësit të pranishëm në mbledhje, kjo është e vetmja zgjidhje.
 

ervis

Well-known member
Une mendoj me mire nje ore jashte orarit te punes dhe mbaron pune, se sa te rrish grupe grupe. Por duhet ti njoftosh qe me perpara per mbledhjen sepse secili mund te beje plane pas pune. Per sa kohe po i mbane jashte orarit te punes, per arsye pune, dhe ne menyre sistematike, duhet ti paguash.
 

Unknown

Well-known member
Ne na benin jashte orarit 30 min, 30 min te tjera brenda orarit, dmth mbyllej puna me heret...

Po pergjigja e pare qe me erdhi ne mendje pa dashur te jem i ashper ishte: Ti ke aq pune sa smund te shkepusesh puntoret por smund tu paguash nje ore shtese?

Behu Good Boss dhe kaq, mbaro pune dhe per vete, fundja per te miren e biznesit eshte :)
 
Top